Lajcak viziton Kosoven

  • 4 years ago
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka ardhur në Kosovë për të biseduar me krerët e institucioneve të shtetit rreth rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai pas takimit me presidentin tha se BE ka qasje serioze sa i përket rajonit e posaçërisht arritjes së një marrëveshjeje finale ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

?Synoj arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse dhe afatgjate që zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi. Takimi me Thaçin ishte shumë konkret, e njoftova me planin, elementet dhe metodologjinë?.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kritikuar BE-në për vonesa në rastin e Kosovës posaçërisht liberalizimin e vizave.

Thaçi pret koordinim ndërmjet SHBA-së dhe BE-së për dialogun Kosovë-Serbi në mënyrë që të mos ketë vonesa në arritjen e marrëveshjes finale.

Lajçak ka takuar edhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmanin dhe Kryeministrin Avdullah Hoti.

?Si Kuvend kemi miratuar shumë rezoluta që duhet të respektohen nga qeveria që s?ka negocim për territorin, sovranitetin e rendin tonë të brendshëm?.

Lajçak e vizitoi për herë të parë Kosovën në cilësinë e të dërguarit të BE-së për bisedime, ndërsa pala kosovare do të udhëtojë për në Uashington ku në Shtëpinë e Bardhë më 27 Qershor do të takohen me palën serbe që shënon edhe rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Ndërsa mbetet të shihet nëse do të koordinohen këto dy fuqi me qëllim që ky dialog të prodhojë rezultate me arritjen përfundimtare të marrëveshjes.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended