Top News - Deklarata e Vuçiç/ Ka konflikt mes SHBA dhe Gjermanisë

  • 4 years ago
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic deklaroi se Serbia gjendet para në periudhe jo të lehtë, por ?do të dijë si të luftojë për interesat shtetërore dhe kombëtare?. Presidenti serb e bëri këtë koment në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në Çaçak, lidhur me takimin e përfaqësuesve të Serbisë dhe të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor, të cilin e ka paralajmëruar i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Vuçic thotë së temë e takimit nuk do të jetë pranimi i pavarësisë së Kosovës, por ekonomia. Ai ka rikujtuar që në kuadër të bisedimeve me zyrtarët ndërkombëtarë, pritet vizita në Serbi e përfaqësuesit special të Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, vizita e vet Vuçicit në Moskë dhe biseda me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe fakti që pas kësaj vizite, autoritetet e Serbisë ?duhet të merren vesh se cili delegacion shkon në Ëashington?. ?Unë mendoj se këtu po luhet një lojë e madhe ndërkombëtare ndërmjet lojtarëve të mëdhenj. Ne jemi të vegjël këtu, ne edhe shqiptarët. Nuk e kemi problemin që të bisedojmë. Atë që e shoh unë si problem është se nuk ka zgjidhje substanciale, esenciale, e cila do të ishte në të njëjtën masë e pranueshme ose e papranueshme për të dyja palët?, tha ai. Vucic shtoi se mes SHBA-së dhe Gjermanisë ekziston një ?konflikt i madh politik?, por Serbisë sipas tij, i nevojiten edhe SHBA-ja edhe Gjermania si aleate.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Vucic#TopChannel

Recommended