“Bombat” s’vlejnë as për Ahmetin e as për politikanët e tjerë

  • 4 years ago
Përfundon hetimi kundër deputetit Antonio Milloshoski në rastin ?I pushtetshmi?. Ai e ka pranuar njoftimin për këtë, por për shkak të gjendjes së re të jashtëzakonshme, mund të shpëtojë nga një pjesë e provave që tregojnë faj. Në tetë ditët e ardhshëm, ndërpritet rrjedhja e afateve, përfshirë edhe atë prej 15 ditëve kur Milloshoski duhet të bëj shqyrtim në lëndën kundër tij. Kjo do të thotë se, më herët akuzë ndaj tij mund të ngritet pas 1 korrikut, kur në fuqi hyn Ligji i ri për Prokurorinë. Ligji në fjalë parasheh që bombat për rastin ?I pushtetshmi? të mos jenë dëshmi në seancë dhe opinioni nuk do t?i dëgjojë. Ligji parasheh që bombat të jenë vetëm indikacion për hetim, por jo edhe provë si deri më tanë në rastet e PSP-së. Prokurori shtetëror Lubomir Jovevski thotë se të gjitha hetimet e kolegëve të PSP-së ende vazhdojnë.

Punojmë në hetimet. Nuk është e domosdoshme që aktakuzat të bazohen vetëm në bisedat e përgjuara- tha Lubomir Jovevski, kryeprokuror.

Milloshoski në rastin ?I pushtetshmi? akuzohet se me çmime të lira ka mundësuar shitjen e tokës shtetërore për njerëzit e tij të afërt. Në këtë lëndë të dyshuar janë 13 persona. Por, përveç rastit ?i pushtetshmi? nëse ka aktakuza pas 1 korrikut, bisedat e përgjuara nuk do vlejnë as për hetimet tjera të PSP-së që përfunduan në Prokurorinë e rregullt pas shuarjes së PSP-së. Ato janë rastet, ?Regjistrimi? dhe ?Liderët? ku të dyshuar janë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe i arratisuri Nikolla Gruevski. ?Dhurata? ku i dyshuar është ish ministri i financave Zoran Stavrevski si dhe hetimet për rastet ?Shërbimet e huaja?, ?Perandoria?, ?Stacionet e bazave?, ose gjithsej 19 hetime të cilat prokurorët e PSP-së i hapën në bazë të bisedave të përgjuara.

Bojan Stojanovski

Recommended