Uniko - Intervista ekskluzive/ Kei Piku: Riku Beut i dhashe makinen dhe e mbushi me kanabis
  • 4 years ago
Prej 3 vitesh, emisioni ?Uniko? nga Spartak Koka në Klan Plus ka trajtuar historinë e zhdukjes pa gjurmë të 35-vjeçarit Riku Beu, i njohur edhe me emrin Tauland Beu apo Shyqyri Beu.

Nga hulumtimet e deritanishme, ?Uniko? ka zbuluar se dyshohet që Riku Beu të ketë qenë i përfshirë në një grup të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Riku është parë për herë të fundit në Shkup, dhe kalonte kufirin ilegalisht pasi është në kërkim nga policia shqiptare. Kjo për shkak se një makinë të cilën ai e kishte në përdorim, u gjet një sasi lënde narkotike.

Kjo makinë ka qenë në pronësi të Keu Pikut, një 23-vjeçar nga Elbasani, i cili ka folur për emisionin ?Uniko? dhe ka sqaruar pozicionin e tij.

Në intervistën me drejtuesin e emisionit Spartak Koka, Kei Piku pranon se një vit më parë makinën ja kishte dhënë për disa ditë Riku Beut pasi me të ka lidhje shoqërore. Ai thotë se pasi Riku i ktheu mjetin, brenda u gjetën 11 kg kanabis nga policia. Për këtë arsye ai u shoqërua dhe u mor në pyetje. Por më pas u la i lirë.

Kei Piku thotë gjithashtu se Riku Beu i ka një borxh edhe prej 5 milionë Lekësh të vjetra, ndërsa mohon që të njohë miqtë e Riku Beut në Maqedoninë e Veriut.

#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended