Ndërkallje e “360gradë” - Rudina Hajdari takon ambasadoren Yuri Kim: Faleminderit SHBA

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, është një nga zërat që I ka qëndruar më fort idesë së ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe kundër listave të mbyllura të kryetarëve të partive si dhe përfshirjen e votës së emigrantëve. Pas arritjes së marrëveshjes në Këshillin Politik për reformën zgjedhore Rudina Hajdari tha se kërkesat e saj kishin mbështetjen edhe të SHBA dhe BE në Tiranë.

E pikërisht të dielën e 14 qershorit ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka takuar deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, të cilën e ka përgëzuar për vendimin e saj për të mbështetur marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për reformën zgjedhore, ?në mënyrë që Shqipëria të arrinte kushtet paraprake të Bashkimit Evropian?.

?U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe? - shkruan ambasadorja Kim.

Ndërsa deputetja Rudina Hajdari, në një publikim në Facebook shprehet: ?Faleminderit Ambasadës së SHBA për mbështetjen tuaj në luftën tonë për forcimin e demokracisë në Shqipëri duke pësuar ndryshime thelbësore zgjedhore, që ndihmojnë në rrugën tonë evropiane dhe përgjigjen në atë që kërkon dhe pret shoqëria nga ne?.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nderkallje-e-360grade-rudina-hajdari-takon-ambasadoren-yuri-kim-faleminderit-shba

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended