Top News - Vrasësi i major Ngresit/ Kastriot Jaupi, OFL kërkon pasurinë

  • 4 years ago
Në listën e zezë të operacionit forca e ligjit këtë të hëne është shkruar edhe emri i Kastriot Jaupit, i cili në fillim të viteve 2000 ishte ndër më të lakuarit në media. Jo vetëm kaq, por më pas ai do të ishte personazhi për të cilin edhe vetë Policia do të investohej jo pak.
Kastriot Jaupi u akuzua për vrasjen e komisar Ilir Ngresit, ngjarje e ndodhur në 30 dhjetor të vitit 2000. Shefi i policisë u ekzekutua për shkak të detyrës. Këtu del në skenë emri i Kastriot Jaupit, vëllai i të cilit ishte vrarë pas një operacioni policor që drejtonte Ngresi për arrestimin e tij, nën akuzën e kryerjes së disa krimeve në trazirat e vitit 1997.

Mësohet se pas krimit të asaj kohe Kastriot Jaupi arratiset nga Shqipëria dhe përfundon në Spanjë, ku vijon aktivitetin kriminal në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale nga Shqipëria.
Për ekstradimin e Kastriot Jaupit nga Spanja në Shqipëri janë dashur plot 7 vjet me procedura, e dosje, me marrëveshje e vendime gjyqësore. Edhe pse në atë kohë kërkohej dhe nga Italia, i dënuar atje me 9 vjet burg për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, Interpol Tirana veproi më shpejt dhe arriti ta ekstradojë Jaupin në Shqipëri.

Kastriot Jaupi, aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa OFL, si për shumë personazhe të tjerë të botës së krimit në Shqipëri kërkon të dhëna të plota për pasurinë e tij, duke pasur dyshime të forta se të ardhurat e tij kanë ardhur nga aktivitet kriminal ndër vite.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OFL#KastriotJaupi#TopChannel

Recommended