Çmimet "Marie Kraja" në TOB - (5 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Mbrëm ka përfunduar Festivali i 2-të Ndërkombëtar i Vokalit Operistik Marie Kraja, zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Juria Ndërkombëtare ka vlerësuar me çmim të parë këngëtarin nga Bullgaria La Cezar Lazarov.

Çmimin e madh Marie Kraja me vlerë 5 mijë dollarë këngëtarit Bullgar ia ka dorëzuar Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama. Ndërsa me çmim të dytë është vlerësuar tenori shqiptar me banim në Austri Adrian Xhema dhe çmim të tretë solisti i TOB Josif Gjipali.

Nata finale e këtij festivali është çelur me duetin koreografik Harmonia. Koreografia e të cilit është punuar nga Kozeta Bakiu. Më pas prezantuesja dhe producentja e këtij festivali Zana Çela, ka ftuar të 12 këngëtarët e natës finale, të cilët janë prezantuar vetëm me arien e madhe.

Të gjithë këngëtarët për tre netë me radhë janë shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TOB, drejtuar nga tre dirigjent Fiqiri Kraja, Edmond Doko dhe Oleg Arapi. Ky festival është zhvilluar për herë të parë në nivel ndërkombëtar./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended