Ky 20-vjeaçar është njëri ndër 30 mijë të droguarit e Tiranës, tregon se ka filluar para pesë vjetësh të konsumoj heroinë. Në damarët e tij vështirë të gjesh vend për çpime të reja. Tani aget i ngul vetëm në rrëzë të kofshës. Gjatë ditës ai është një djalë i zakonshëm me shoqëri normale ndërkohë që dy-tre herë në ditë atij i duhet patjetër të kryej këtë ritual.
Gjatë pesë viteve 20-vjeçari ka provuar disa herë të heq dorë nga droga por e ka patur të pamundur. Ndërsa për qendrën Emanuel të hapur dje në Tiranë, ai mendon se kjo qendër është ndryshe nga të tjerat që janë si burg. I riu i droguar përpiqet të jap dhe një mesazh për të rinjtë e tjerë që nuk marrin drogë dhe për ata që sapo kanë filluar, ai ju thotë se nuk ia vlen në çdo kuptim, sado e bukur të jetë në fillim. Nuk ia vlen për asnjë gjë, nuk ia vlen se të shkatërron.
Ai shprehet se të gjithë duhet ta shijojnë jetën se jeta është shumë e bukur por kur ti e ke në dorë, jo kur e kanë të tjerët në dorë jetën tënde./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/