Maturantet ne proteste per provimin e Gjuhe-Letersise | Lajme - News
  • 4 years ago
Përmes një proteste përpara Ministrisë së Arsimit, maturantët e Tiranës kërkuan rishikimin e testit të Gjuhë ? Letërsisë, të zhvilluar një ditë më parë.

Ata akuzuan Ministrinë se struktura e provimit ndryshonte nga modeli i dhënë në programin orientues dhe se pyetjet ishin absurde e pa logjikë.

Maturantët kërkuan përmbushjen e 3 kërkesave si mundësinë për rivlerësimin e tezës së provimit, uljen e pragut minimal për të kaluar, si dhe mosvlerësimin e pyetjeve të dhëna jashtë programit.

Revoltën e shfaqën duke goditur me vezë edhe fasadën e Ministrisë.

Pretendimet e maturantëve u hodhën poshtë nga drejtoresha e Shërbimeve Arsimore, sipas të cilës çdo pyetje ka qenë brenda programit orientues.

?Për rishikimin e testit nuk shikoj asnjë arsye për shkak të procedurave që ne ndjekim, kemi protokolle shumë të përcaktuara. Nuk kam asnjë pretendim konkret, asnjë pyetje konkrete, ekipi thotë që nuk ka asnjë lloj defekti?.

Maturantët thanë se do të adresojnë konkretisht problemet e testit dhe se në mungesë të plotësimit të kërkesave nuk përjashtojnë as bojkotin e provimeve të radhës.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended