“Të ulen kuotat”/ Provimi i Maturës, ngrihen në protestë edhe gjimnazistët e Beratit

  • 4 years ago
Teksa maturantët e kryeqytetit kanë bllokuar rrugën përpara Ministrisë së Arsimit, në protestë janë ngritur edhe gjimnazistët e Beratit, për shkak të vështirësisë në testin e lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.


Ata shprehen se nuk kishte lidhje me modelin që nxori Ministria e Arsimit, ndaj kërkojnë që të ulen kuotat për hyrjen në universitete.

?Letërsia është gjithmonë e vështirë, ama gjuha nuk kishte asnjë lidhje me testin. Ne u bazuam në testin që ministria nxori dhe ishte ndryshe nga modeli dhe u zhgënjyem. Nuk dolëm aq mirë sa prisnim?, shprehen disa maturantë.

?Nuk u zbatua 40%, 20% dhe nuk kishte pyetje për nxënësit e nivelit të ulët dhe shumica e pyetjeve nuk ishte sikurse u nxorën në program. Të ulen kuotat. Poezia është një prej gjërave më të rëndësishme dhe të vështira që ka letërsia, sidomos Lasgush Poradeci. Mund të them se dy poezi janë të tepërta, sidomos në periudhën e pandemisë?, deklarojnë disa të tjerë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaturaShteterore#Berat#TopChannel

Recommended