Nga 3 janari kur u largua nga posti në Qeveri, ish zv/ kryeministri Koço Angjushev përmes kompanisë ?Brako? ku është bashkëpronar, ka marrë katër tenderë shtetëror. Dy tenderët e parë janë lidhur në mars dhe prill, kur ka siguruar makinë pastrimi për higjienën komunale të Gjevgjelisë dhe pjesë rezervë për Ndërmarrjen Publike Isar-Shtip, në vlerë totale prej 50 mijë eurove. Dy tenderët tjerë të kompanisë ?Brako? drejtpërdrejtë lidhen me pandeminë me Covid-19. Tenderët në fjalë janë lidhur në katër sy në prill dhe maj gjegjësisht pa shpallje paraprake, si pasojë e fshehtësisë. Tenderi i parë ka të bëjë me ndërtimin e spitalit mobil afër spitalit infektiv në vlerë prej 140 mijë euro kurse i dytë për furnizim me pajisje jo- mjekësore për nevojat e spitalit, në vlerë prej 10 mijë euro. Kompania e Angjushevit fiton tenderë, por ende ka rol të caktuar këshillëdhënës në Qeveri gjegjësisht te ministrja e financave, Nina Angellovska. Nga ky dikaster pohojnë se Angjushev nuk ka post.
Do të thotë, ky Këshill nuk merr masa, as dispozita, as nuk propozon dispozita apo masa pranë Qeverisë. Anëtarët e Këshillit nuk marrin kompensim për angazhimin e tyre -thonë nga Ministria e Financave.
QËLLIMI I KËSHILLIT ËSHTË VETËM TË KËMBEJË PËRVOJA
KËSHILLI NUK MERR E AS NUK PROPOZON MASA APO DISPOZITA
ANËTARËT E KËSHILLIT NUK MARRIN KOMPENSIM
Për angazhimin e Angjushevit reaguan edhe ekonomistët, duke thënë se është kontestuese që jepen propozime si të bëhen masat, nga person që më vonë i përdor të njëjtat.
Është kontestuese që një person që realizon ndihmë të drejtpërdrejtë financiare nga ndonjë masë të vendos për masën e njëjtë. Problemi qëndron te Qeveria, te institucionet e shtetit, që në përgjithësi kanë lejuar person i këtillë të gjendet në këtë komision -tha Branimir Jovanoviq- ish këshilltar.
Kompania e Angjushevit, ?Brako? ka marrë edhe nga 14.500 për kokë punëtori apo gjithsej 106 mijë euro. Heshtje në LSDM nëse Angjushev është pjesë e ekipit ekonomik të partisë dhe a e këshillon kreun e partisë, Zoran Zaev.
Andrea Çobanova

Category
📺
TV