Pesë të vdekur, 175 raste të reja me “Covid-19”

  • 4 years ago
Pesë të vdekur dhe 175 të infektuar me CoVid-19 është bilanci i 24 orëve të fundit. Sot për herë të parë që nga fillimi i pandemisë shifrat e rasteve aktive prej 1687 kanë tejkaluar për 5 pacientë shifrën e të shëruarve. Ndërkaq, të vdekur janë 169 prej gjithsej 3538 rasteve të prekur.

Ministria e Shëndetësisë:

Raste aktive ? 1687

Të shëruar ? 1682

Të vdekur - 169

Të sëmurë ? 3538

Nga 5 pacientët e vdekur, 72 vjeçari nga Prilepi dhe po aq vjet pacienti nga Gostivari. 3 të ndjerët tjerë janë nga Shkupi.

Kryeqytetit sot iu shtuan edhe 131 raste pozitive. Në Kumanovë 24 raste pozitive, në Tetovë 5, në Veles 4, nga 2 të infektuar në Shtip, Prilep, Strugë, Gostivar dhe Sveti Nikollë, ndërsa në Ohër është regjistruar vetëm 1 rast.

Ministria e Shëndetësisë:

Shkup                131

Kumanovë     24

Tetovë              5

Veles                  4

Shtip                  2

Prilep                2

Strugë               2

Gostivar           2

Sveti Nikollë 2

Ohër                   1

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se këto rezultate janë nga 971 teste. Në 24 orët e fundit u shëruan 18 pacientë: 12 nga Shkupi, 3 nga Tetova, 2 nga Velesi dhe 1 nga Shtipi. Deri më tani, janë realizuar mbi 40 mijë teste, afër 9 % prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.

Adnan Qaili

Recommended