Shperthim tritoli ne Tirane | Lajme - News

  • 4 years ago
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë natës në një lokal në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Dëshmorët e Kombit? rreth orës 03:30.

Mësohet se tritoli ishte vendosur në lokalin në pronësi të qytetarit Arben Koçollari, që ndodhet në katin e parë të një pallati. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale.

Sipas burimeve paraprake, në lokal ishte vendosur rreth 100 gram tritol me fitil. Kamerat e sigurisë së lokalit kanë filmuar një person që besohet se është autori që ka vendosur lëndën plasëse. Kamerat tregojnë një djalë të ri të veshur me kostum sportiv dhe kapuç që lë pakon e eksplozivit brenda rrethimit të lokalit dhe më pas largohet në këmbë.

Nga hetimet e policisë rezulton se pronari i biznesit është person pa precedent penal. Ai është marrë në pyetje nga hetuesit për të mësuar nëse ka patur konflikte ditët e fundit. Një ndër pistat ku janë fokusuar hetimet është edhe konflikti për shkak të konkurrencës. /tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/