Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 6/8/2020
#tvora #rtvoranews
I ftuar në emisionin ?Why Not? në RTV Ora, ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Devis Xherahu. Ai ka folur për projektin e tij më të ri që ka nxjerrë të titulluar ?Like?.

Përveç profesionit të tij, ai ka folur edhe për jetën e tij private dhe si e ka kaluar karantinën.

Devisi ndër të tjera ka treguar edhe një histori që i ka ngelur në kujtesën e tij në një koncert në Las Vegas me një fanse.

Roza Lati: Të ka ndodhur ndonjë histori interesante nëpër koncertet e tua?

Devis Xherahu: Ka ndodhur shumë herë. Një herë kam qenë në Las Vegas. Në 2007 shkova në një turne Amerikë-Kanada. Qyteti i parë ishte Las Vegas, siç po këndoja pashë dy motra që ngjisnin shumë. Njëra vetëm qante, e thashë si ka mundësi. Një moment, siç po flisja me orkestrën ajo vjen e më përqafon, u var e gjitha e po qante.

I thashë faleminderit, u ndjeva mirë. Zbres poshte dhe më thotë i ati, e më thotë është fansja jote më e zjarrtë, më tregoi disa foto, i gjithë muri i shtëpisë me fotot e mia. Ishte greke e lindur në Amerikë. Më thotë i ati, kjo është 18 vjeç por edhe të të them të të bëj dhëndër, aman merre se kjo vetëm për ty flet. Ishte një rast që më ka ngelur në kujtesë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/grekja-e-lindur-ne-amerike-e-fiksuar-pas-devis-xherahut-i-ati-i-vajzes-martohu-me-te

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended