Versioni i PD për mbledhjen e EDU-së - (22 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sekretari i marrdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike Besnik Mustafaj i sapo kthyer nga Londra, ku u zhvillua mbledhje e EDU-së ka treguar sot versionin e tij qëndrimeve të kryesisë së saj për PD. Disa ditë më parë ish-nënkryetari dmokrat Pollo, ka publikuar një raport shumë kritik të EDU-së për Berishën dhe PD. Por Mustafaj tha se pëveç këtij raporti përfaqësuesit francez në delegacionin që erdhi në Shqipëri në Shkurt të këtij viti kanë paraqitur një tjetër raport pozitiv.

Sipas tij ky i fundit është mbështetur edhe nga disa parti të tjera. Ndarja në dy raporte e vëzhgimit të parë të parë të EDU-së pranë Partisë Demokratike Shqiptare, ka detyruar krerët e aj ta cilësojnë të dështuar misionin.

Sipas sekretarit të marrdhënieve me jashtë në PD, pjesmarrës në mbledhjen e EDU-së, drejtuesit e saj kanë konfirmuar ngritjen e një tjetër delegacioni që do të vij në muajt e ardhshëm në Shqipëri. Por Mustafaji ka kërkuar që ky delegacion të vij pas zgjedhjeve lokale, gjë e cila është pranuar nga kryesia e EDU-së./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended