PD për vrasjen në Vlorë - (21 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Partia Demokratike ka kundërshtuar sot versionin e hedhur nga policia se Agim Hysenbelliu i vrarë disa orë pas mitingut në Vlorë nuk ka qenë pjesmarrës në të dhe se është vrarë për shkaqe krejt të tjera. PD disponon dokumentacion të plotë të veprimtarisë së Hysenbelliut, nga orët e para të mëngjesit të 14 Majit e deri në momentet e rrëmbimit të tij nga pasuesit e Skënder Gjinushit, thuhet në një deklaratë të selisë blu.

Sipas demokratëve policia dhe prokuroria po krijojnë një pistë të rreme për ekzekutimin e Hysenbelliut. Krerët e lartë të PD, denoncojnë këtë përpjekje të pushtetarëve të implikuar në vrasje të cilët kërkojnë sipas tyre të lajnë duart pas këtij krimi të shëmtuar./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/