Report TV - Gjirokastër, i sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municione, arrestohet poseduesi
Sekuestrohet në Gjirokastër një arsenal armësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak, ndërsa është arrestuar poseduesi I. I. 63 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 63-vjeçarit në lagjen Cfakë u gjetën të fshehura në tavan dhe në një vend të përshtatur poshtë dyshemesë 4 armë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahut, 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut.Operacioni i policisë së Gjirokastrës është mbështetur edhe nga forcat 'Shqiponja' duke finalizuar operacionin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Policia deklaron se arsenali i armëve u zbulua falë informacioneve të marra në rrugë operative dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Category
📺
TV