Ora News - Rritet borxhi tatimor

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Detyrimet që bizneset nuk kanë shlyer në vite kanë arritur në vlerën e 117 miliardë lekëve nga 107.7 që ishte në vitin 2018.

Sipas raportit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2019 janë arkëtuar 22.5 miliardë lekë ose 22% më shumë se viti paraardhës.

Megjithatë edhe borxhi tatimor shënoi sërish rritje me 9.3 miliardë lekë ose 9% krahasuar me vitin 2018.

Prej tyre 41 për qind e shumës janë penalitete dhe kamatvonesa.

Në raport thuhet se pjesën më të madhe të detyrimeve e kanë kompanitë që janë me statusin pasiv.

Këto subjekte do tu duhet ti paguajnë shtetit një shumë prej 68,6 miliardë lek ose 59% të masës totale.

Gjithësesi shpresa për të rritur të ardhurat janë te kompanitë me status aktiv, për të cilat raporti paraqet shifrën e 48,4 miliardë lekë detyrime.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rritet-borxhi-tatimor

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv