Fiks Fare, Ambulanca e shkatërruar! Pacientët 'ndjekin' doktorin, 3 Qershor 2020, Pjesa 2

  • 4 years ago
Fiks Fare udhëtoi në fshatin Pistul, bashkia Vau Dejës pas ankesave të banorëve për ambulancën e fshatit. Arben Kulli , banor i fshatit, tregoi për Fiksin se prej më shumë se një viti nuk merrnin shërbim pranë ambulancës, me pretendimin se ajo është jashtë funksioni!
Sipas tij në rastet kur ju duhej ndihma e mjekut të familjes, e vetmja mënyrë për ta zgjidhur ishte ta telefononin atë , dhe të shkonin në qëndrën më të afërt ku ndodhej mjeku.Dita e martë dhe e shtunë e javës , janë ditët që mjeku duhej të kryente shërbim pranë ambulancës së fshatit, por kjo nuk ndodhte asnjëherë. Arbeni tregoi se shpesh shkojnë në ambulanca të tjera afër fshatit për vizita, si Mnel, Hajme, Paçram."Fshati Pistul ka shumë të moshuar dhe ambulanca është e nevojshme" përfundoi banori.
Fiks Fare kontaktoi me mjekun e familjes së ambulancës Fran Doda.Mjeku, njëkohësisht edhe drejtori i Q.SH Hajmel sqaroi se ofronte shërbimin në pesë fshatra.Ai pohoi se prej dy vitesh nuk kryente vizita në ambulancën e fshatit Pistul, pasi dyshemeja e ndërtesës kishte rënë dhe muret ishin plasaritur. Sipas mjekut , vetë ai kishte vendosur për të mos shërbyer në këtë ambulancë dhe se banorët e kanë marrë shërbimin. Problemin mjeku e kishte referuar edhe në Njësinë Administrative Hajmel, dhe në të gjitha institucionet nga të cilat është në varësi, por sipas tij ende ky problem nuk ishte zgjidhur.Mjeku sqaroi se i është komunikuar se Q.SH Hajmel është futur në projektin e 100 qëndrave, dhe se pritej të ndërhyej për një qëndër të re, ndërsa ambulancat e fshatrave janë në varësi të bashkisë dhe ende nuk ka një zgjidhje për problemin.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE...

Recommended