Leli për Report Tv: Bashkia çadra falas për pushuesit! S'do ketë punime në kantiere ndërtimi

  • 4 years ago
Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka deklaruar se është në plan që gjatë fundjavës në Vlorë nuk do të ketë kantierë ndërtimi ku punohet, për t'u dhuruar turistëve pushime sa më të qeta, teksa ka siguruar se nuk do të ketë rritje çmimesh gjatë sezonit turistik. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Armand Xhelilin, Leli tha se janë ngritur njësi kontrolli për të gjitha bizneset që të parandalojnë një rritje të çmimeve, që mund të pritet për shkak se pjesa m e madhe e biznesve kanë qenë të mbyllura për shkak të COVID-19. Duke u ndalur këtu, Leli tha se Vlora ka mjaftueshëm vijë bregdetare për të mundësuar distancimin social të pushuesve.

Recommended