Mbetjet urbane/ Inxhinieri për Report Tv: Lumi i Tiranës i vdekur, peshku i infektuar në Ishëm!

  • 4 years ago
TIRANE-Report Tv vijon që të ndjekë problemin e krijuar nga mbetjet urbane në lumenjtë e vendit. Sot gazetari i Report Tv Arsen Rusta ishte te ish-Fusha e Aviacionit, ku mbetjet kanë pushtuar lumin e Tiranës. Situata është dramatike, landfill i hapur në natyrë, 'bombë ekologjike', një kërcënim real për qytetarët, ndërsa institucionet ende nuk i kanë 'parë'. Inxhinieri i mjedisit, pedagogu Lulzim Bauman në një prononcim për Report Tv u shpreh se deri në derdhjen në Adriatik janë mbi 100 pika të nxehta, që kërkojnë ndërhyrje urgjente.

Recommended