Top News - Tragjedia në minierë/ Nxirren pas shumë orësh trupat e pajetë në Artanë

  • 4 years ago
Trupat e pajetë të dy minatorëve kosovarë, Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi, u nxorën mbrëmjen e djeshme, pas mesnate nga miniera e Artanës.


Për shkak të shembjes së një faqeje masive, ekipi i kërkim shpëtimit e pati shumë të vështirë nxjerrjen e trupave të pajetë. U desh një operacion prej 14 orësh, në të cilin u përfshinë edhe ekipet e specializuara të FSK, zjarrfikësve dhe KEK-ut, për të mundësuar nxjerrjen e trupave nga galeria.

Haki Arifi, inxhinier dhe Idriz Gërbeshi, minator, humbën jetën pasi mbetën nën rrënoja pas shembjes së galerisë në horizontin e katërt të minierës së Artanës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t?i ndihmojë familjet e tyre me nga 30.000 euro dhe ka premtuar bursa për fëmijët që po ndjekin shkollimin, ndërsa djalit të madh të Idrizit, 21-vjeç, do t?i ofrohet mundësi punësimi në minierë.

Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e ekonomisë, Rozeta Hajdari, ushtruesin e detyrës së ministrit të brendshëm Xhelal Zvecla dhe zyrtarë të tjerë, mbërritën menjëherë në Artanë pas ngjarjes.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FSK#MinieraArtanes#TopChannel

Recommended