Top News - Teoritë konspirative: Koronavirus, shpikje e Bill Gates!

  • 4 years ago
Një sërë vendesh janë duke e studiuar pandeminë e koronavirusit mbi baza shkencore, por kjo nuk i ka frenuar teoritë e konspiracionit, të cilat janë përhapur me shpejtësi edhe falë rrjeteve sociale.


Kështu thuhet se virusi është shpikur nga qarqe apo njerëz të caktuar, për qëllime të caktuara. Në një sondazh të Universitetit Erfurt dhe partnerëve të tij, të realizuar nga mesi i muajit maj, thuhet se rreth 17% e njerëzve besojnë në mundësinë e teorive të ndryshme. Lidhur me koronavirusin po qarkullojnë teori sipas së cilave, për shembull, miliarderi amerikan dhe filantropi Bill Gates, do që gjatë procesit të vaksinimit të detyrueshëm, njerëzve t`i vendoset në trup edhe një mikroçip, për t?i kontrolluar.

Për të përshkruar këtë fenomen, në Gjermani ekziston nocioni ?teori komploti?, thotë DW, por kjo sipas saj nuk është e saktë, sepse do të nënkuptonte ekzistencën e një teorie të bazuar mbi fakte. ?Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, në një moment të caktuar kjo teori duhet të ndryshojë apo të hidhet poshtë si e pavërtetë?, thotë pedagogia Pia Lamberty, nga Universiteti i Mainzit. Edhe këshilltari politik Johannes Hillje shkruan në Twitter, se fjala ?teori? tingëllon si nocion me baza shkencore, gjë të cilën nuk e meriton. Në rrjete dhe faqe të ndryshme po përhapen edhe pohime si ato, që në SHBA po mbahen nga një grup sekret, me mijëra fëmijë të rrëmbyer dhe se persona të caktuar po pijnë gjakun e tyre, për të mbetur të ri apo ato që pretendojnë se Rajhu gjerman ende ekziston.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BillGates#ErfurtUniversity#TopChannel

Recommended