Rinia, formimi, puna. Çfarë perspektivash ka në qytetin e Shkodrës. Zyra e Punës e këtij qyteti, Caritasi Shkodër, Qendra " Don Bosko" dhe Motrave Salejzane, organizojnë këtë kuvend për të njohur gjendjen dhe se çfarë do të bëjnë në të ardhmen. Duke nisur me analizën e viteve, viti 1996 shënoi krizën ekonomike për qytetin e Shkodrës, lulëzimin e firmave piramidale që bëjnë inefektive një pjesë të ndërmarrjeve të vogla të cilat u mbyllën. 7 mijë subjekte të individëve fizikë, tre ndërmarrje të huaja dhe rreth 100 ndërmarrje vendase. Gjatë vitit 1997, sektori privat humbi mbi 4 mijë vende pune. Sipas statistikave të zyrave të punës. qyteti i Shkodrës me 104 mijë banorë ka një popullsi aktive prej rreth 50 mijë vetësh ndërsa papunësia kap shifrën 35 mijë. Viteve të fundit janë ringjallur aktivitetet si ajo e lekurë këpucës dhe e aktivitetit e tekstilit dhe ato ushqimorë. Me projektet e fundit janë angazhuar 3200 të papunë nga familjet e varfëra të këtij qyteti.
Gazetare: Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/