21 raste te reja me Covid-19, mes tyre personel shendetesor

  • 4 years ago
21 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Në një dalje për mediat, Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se mes këtyre rasteve, 6 janë personale shëndetësor.

Sot është shënuar edhe rasti i parë me Covid në Mallakastër, ndërsa rastet e tjera janë përkatësisht 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, 1 në Durrës, 1 në Shkodër dhe 1 në Kamëz.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.

Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Një pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, por sipas Ministrisë së Shëndetësisë, referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i Covid-19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension.

Shkaku i humbjes së jetës, sipas shërbimit infektiv, nuk është Covid-19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40?. /tvklan.alSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/