Ora News- "Tym i Zi" 31 maji mbyllet pa marrëveshje për reformën zgjedhore

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Tym i zi nga Pallati i Kongreseve. Pasi 4 orësh mbledhje (19-00 deri në 23:00) Këshilli Politik doli pa një marrëveshje për Reformën Zgjedhore një orë nga skandimi i afatit që kishin caktuar vetë partitë politike, pikërisht sot më 31 maj, edhe pse pati ndërmjetësim të nderkombëtarëve.

Ndërmjetësi i Ambasadës Amerikane, Ian R. CroWford u takua me Bylykbashin dhe Gjiknurin veçmas për 30 minuta dhe më pas u bashkua edhe Petrit Vasilin. Mesohet se ofroi një formulë kompromisi por që mesaduket nuk ndihmoi në arritjen e marrëveshjes.

Asnjë nga protagonistët e mbledhjes, as Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili e as Rudina Hajdari nuk pranuan të japin detaje nga kjo formulë duke e lënë pas dyerve të mbyllura. Vetëm se Hajdari tha se palët u tërhoqën minutën e fundit.

Burime nga PS deklaruan se PD solli në tryezë kërkesa të reja. Gjiknuri u shpreh i gatshëm të vijojë komunikimin por kujtoi gjithashtu se parlamenti është legjitim i ka votat dhe pritja nuk mund të vazhdojë pa fund.

Opozita vijon të vërë theksin tek qeveria tranzitore, 100 dite para zgjedhjeve, administrata zgjedhore dhe identifikimi biometrik i zgjedhësve si garanci për një proces zgjedhor të pakapur.

Mësohet se Partia Socialiste nuk pranon variantin e kompromisit të ofruar në tryezë për të depolitizuar administratën zgjedhore, duke mos u tërhequr nga varianti i saj i parë. Kjo është arsyeja përse në mbledhjen e Këshillit Politik ka shkuar edhe një përfaqësues i ambasadës së SHBA, e cila, siç citojnë burime të mirëinformuara, mbështet variantin e kompromisit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shtyhet-ne-oren-1900-mbledhja-e-keshillit-politik-zgjedhoren

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended