Ora News - Talenti i boksit, Krenar Zeneli ëndërron Olimpiadën

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Talenti vlonjat Krenar Zeneli pas shumë duelsh në boksin amator tani ka fituar statusin e profesionist.

Ai mban titullin e kampionit kombëtar në peshën 60 kg ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë edhe në aktivitetet ndërkombëtare.

Në intervistën për RTV Ora, ai tregon sesi ka nisur rrugëtimi i tij, fillimisht si një traditë familjare e trashëguar ndër breza nga babai dhe xhaxhai i tij Gëzim Zeneli.

Më pas rivaliteti në ring vazhdoi mes dy kushërinjve, Krenarit dhe Rexhildo Zenelit edhe ai kampion boksi, në peshën 63 kg tashmë i larguar drejt Gjermanisë ku ushtron pasionin e tij.

Zeneli: Tani kemi marrë statusin në boksin profesionist dhe kemi nisur një rrugëtim të ri. Kam fituar çdo aktivitet, plot 12 vite me 12 tituj kampion kombëtar. Rezultati më i lartë që kam pasur në boksin amator është në lojrat e Mesdheut në Taragona ku mora medaljen e argjendit.

Në Kampionatin Europian ?Londër 2020? i planifikuar në mars dhe i lënë në mes nga pandemia covid19, Zeneli mposhti me pikë moldavin Dorin Bucsa dhe ishte shumë afër kualifikimit në Lojerat Olimpike ?Tokyo 2020?, por për fatin e tij të keq kompeticioni u anulua.

Zeneli: Finalja më e madhe janë Lojrat Olimpike, thjesht pjesëmarrja. Në këtë aktivitet kishim kualifikues. I fituam ndeshjet e para por aktiviteti u ndërpre për shkak të pandemisë dhe u bllokua çdo gjë.

Zeneli ndihet pa shpresë për ushtrimin e boksit në Shqipëri duke thënë se e vetmja mbështetje për të kanë qënë dietat nga bashkia vlore.

Ai pranoi se ka patur disa kërkesa nga shtete e tjera, por i shpreh besnikëri flamurit shqiptar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/talenti-i-boksit-krenar-zeneli-enderron-olimpiaden

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp