Top News - Daçiç: S’ka dialog me Kosovën pa u hequr reciprociteti!

  • 4 years ago
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, duke komentuar vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës në detyrë, përmes së cilit ndalohet hyrja në Kosovë për mallrat nga Serbia që nuk e kanë të shënuar në dokumente ?Republika e Kosovës?, tha se kjo është e papranueshëm për Serbinë.


Në një prononcim sot për televizionin publik serb, RTS, shefi i diplomacisë serbe, tha se Beogradi nuk do ta vazhdojë dialogun derisa këto masa nuk shfuqizohen. Daçic vlerëson se ndalimi i hyrjes së mallrave nga Serbia pa dokumente ku shkruhet destinacioni ?Republika e Kosovës?, është masë më e keqe sesa taksa prej 100 për qind mbi mallrat serbe.

?Kjo është masë reciprociteti, që ndoshta as qytetarët e Serbisë dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk e kuptuan se është lëvizje edhe më e keqe sesa taksa, e cila e dyfishoi çmimin e mallrave, por që të paktën kalonte. Kjo qeveri në Prishtinë mori vendim të aplikojë masa reciprociteti, që nga disa disa vende u përshëndet si një hap përpara. Ne menjëherë thamë se kjo është e papranueshme?, deklaroi ministri i jashtëm serb. Sipas Dacic, pranimi i këtyre masave do tw thoshte se Serbia njeh Kosovën.

?Ne nuk kemi ndërmend të vazhdojmë dialogun derisa të hiqen taksa dhe reciprociteti. Kjo është e papranueshme për ne dhe mohim i të gjitha marrëveshjeve. Me të drejtë presim një reagim nga bashkësia ndërkombëtare. Richard Grenell reagoi ndaj kësaj edhe më herët dhe tha se aplikimi i reciprocitetit është anashkalim i heqjes së taksës?, shtoi Dacic.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IvicaDaçiç#Kosovo#TopChannel

Recommended