Top News - Greqia publikon listën/ Hapet për turistë nga 29 shtete

  • 4 years ago
Greqia ka publikuar listën me 29 shtete, turistët e të cilëve mund të vizitojnë vendin nga 15 qershori, kur aeroportet do të rihapen për fluturimet ndërkombëtare. Në listë, bëjnë pjesë Shqipëria, Australia, Austria, Maqedonia e veriut, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Letonia, Libani, Lituania, Malta, Mali i zi, Zelanda e re, Norvegjia, Koreja e jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Ceke dhe Finlanda. Jashtë listës është lënë Italia, cka ka shkaktuar jo pak zemërim në këtë vend, por, sic bëri të ditur qeveria, lista do të rishikohet më 1 korrik. Lista ishte shfaqur më herët në shtypin grek, por tani është zyrtarizuar nga ministria e turizmit. Kjo e fundit ka thënë se turistët do të testohen për koronavirus por vetëm me raste sporadike, dhe se qeveria do të monitorojë dhe vlerësojë në mënyrë konstante ecurinë e infeksioneve, duke rezervuar kështu të drejtën e marrjes së masave më kufizuese.

Lista e 29 vendeve u hartua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi u morren parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Europiane të Sigurisë së Transportit Ajror (EASA), si dhe propozimin përkatës të Komisionit të Sëmundjeve Infektive.
Greqia varet në masën 20 për qind të produktit të saj të brendshëm nga turizmi. Vitin e kaluar, turistët që hynë në vend ishin rreth 23 milionë, dhe shpenzuan atje rreth 19 miliardë euro. Rastet e koronavirusit të regjistruara në greqi kanë qenë më pak se 3 mijë por izolimi ka ndaluar deri më tani, ardhjen e turistëve në vend.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greqi#TopChannel

Recommended