Ora News - Ndërtimet shkatërrojnë Kodrën e Diellit, Veliaj dëmton ekosistemin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ndërtimet në kryeqytet nuk kanë pushtuar vetëm qendrën. Kodra e diellit tashmë është gërmuar për t'i hapur rrugën banesave duke dëmtuar rëndë ambientin. Në fakt kjo tregon edhe një herë se kryebashkiaku Veliaj nuk e mban fjalën duke shkatërruar ambientet e gjelbërta, ndërsa ambientalistët japin alarmin për pasojat e rënda.

''Nuk kam ndërmend të hyj në histori si njeri që dha pallate. Dua të mbahem mend si një njeri që punoi ta kthente qytetin në normalitet. Dhe si njeri që do mbahet mend me një ekip që ndërtoi më shumë parqe se pallate.''

Ky premtim i kryetarit aktual të bashkisë Erion Veliaj, i bërë kur ishte kandidat, për qytetin ka rezultuar totalisht e kundërta.

Jo vetëm qëndra e qytetit është shpërfytyruar nga ndërtimet pa asnjë kriter, por ka kohë që tashmë me leje të kryetarit të bashkisë, investitorët i janë qepur dhe kodrave.

I tillë është dhe rasti i ?Kodrës së diellit?, e cila është shndërruar në një ambient të shëmtuar që duket sikur e kanë kafshuar gjigandët.

Rezidenca e cila po zgjerohet ditë pas dite, përveçse po prish ekuilibrin e gjelbër të zonës, por është e rrezikshme pasi po ndërtohet në tokë tektonike.

''Ajo kodër është kodër tektonike. E cila nga ana perëndimore kjo kodra nga lindja i mbihypën perëndimit, dhe ka një prishje tektonike të thellë dhe të lëvizshme.''

Ambientalisti Sazan Guri shpjegon për mikrofonin e Ora News rrezikun real që i kanoset familjeve.

''Kjo kodër që ka eriozion të lartë, ka rrëshqitje të lartë, ka bimësi të ulët për shkak se duke u kthyer në vepër urbane, bimësinë e heq. I vë një peshë, dhe jo një peshë. I vë 10 pesha. Në vend që një karroce t'i vësh 100 kile, t'i i vë 500 kile. Pra, kësaj toke për metër katror ose për hektar, ti po i bën një peshë shumë herë më të madhe.''

Sipas Sazan Gurit i gjithë ky aktivitet ndërtimor që po kryhet me bekimin e kryetarit të bashkisë, në rast se do të vijojë në këto forma, dhe do të ketë një tërmet, përfundimi mund të jetë i dhimbshëm.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ndertimet-shkaterrojne-kodren-e-diellit-veliaj-demton-ekosistemin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp