Top News - OBSH për Evropën/ 159 mijë vdekje shtesë nga marsi

  • 4 years ago
Zyra rajonale për Evropën, e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka njoftuar se nga fillimi i muajit mars, kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit në këtë kontinent, janë regjistruar 159,000 vdekje shtesë. Në një takim të përjavshëm për koronavirusin, Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën, ka thënë se 2 milionë persona është konfirmuar se janë prekur nga koronavirusi që prej regjistrimit të rastit të parë, katër muaj më herët.
?Ndoshta është një shifër më pak e raportuar, por njësoj alarmuese, që tregon se nga fillimi i muajit korrik janë regjistruar më shumë se 159,000 vdekje shtesë, të lidhura me pandeminë në 24 shtete evropiane?, ka thënë Kluge.
?Këto vdekje janë përtej asaj që kemi pritur të ndodhë normalisht në këtë kohë të vitit?. Kluge ka thënë se në gjithë Evropën, 94 për qind e të gjitha vdekjeve kanë qenë të personave të moshës mbi 60-vjeçare, dhe se gati gjashtë nga 10 viktimat kanë qenë burra. Pothuajse të gjithë - 97 për qind - të atyre që kanë vdekur, kanë pasur edhe ndonjë sëmundje shtesë, sidomos ato të zemrës, ka thënë mes tjerash ai.
Pavarësisht pse OBSH-ja tani deklaron se rajoni i prekur më së keqi tani është kontinenti amerikan, numri i rasteve të prekura me koronavirus në Evropë përbën 36 për qind të numrit të përgjithshëm të të infektuarve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#TopChannel

Recommended