Top News - Basha me fasonët/ 'Gjysma e punonjësve, pa punë'

  • 4 years ago
Kryetari i PD-se, Lulzim Basha, vizitoi disa fasoneri në Krujë për të parë nga afër pasojat e rënda gjatë pandemisë. Shkurtim i vendeve të punës, refuzim i pagesës së papunësisë për shumicën e punëtorëve të hequr, gjoba për pronarët janë sipas PD, 3 nga goditjet më të forta të sektorit që punëson rreth 70 mijë persona, pjesa më e madhe gra e vajza.
?Kam patur rreth 60 punonjës, kam hequr 32 nga puna, të gjitha gra dhe ve?
Nga këta mos prit përgjigje. Nuk kanë as veshë për të dëgjuar, as zemër, as sy për të parë problemet e njerëzve?
?Problemi ka për të qenë në vazhdim. Po t?i shikosh, dikush që punonte para një jave, sot nuk punon më. Mund të jenë 6-7 ndërmarrje që janë mbyllur 2 ditët e fundit.
Sinkron : Basha ?Arsyeja pse nuk ju kanë mbështetur është se këta nuk kanë ndarë parà për ekonominë. Kanë vazhduar tendera koncesione, PPP, si të ishim në kohë normale. Lekët që duhet të vinin tek ju, i kanë çuar atje. Kjo është arsyeja pse e gjithë ekonomia, e gjithë industria është në vështirësi, në veçanti ju dhe turizmi.?
Sipas PD-se, shumica e grave dhe vajzave të fasonerive janë ose kryefamiljare, ose personat e vetëm që çojnë të ardhura në familje. Ato i pohuan kreut të opozitës se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga shteti dhe se janë në vështirësi të mëdha.

?Një fjalë kurajo mund t?ju them sot, mos u dorëzoni. E di që e keni të vështirë, do të na keni në krah, do të më keni në krah?- u shpreh Lulzim Basha në bashkëbisedim me gratë dhe vajzat në fasoneri.
Kreu i PD-se, mbështeti kërkesat e tyre për subvencionim të pagës së punonjësve dhe lehtesi fiskale në të ardhmen, si një masë mbrojtëse për këtë industri që punëson rreth 70 mijë gra e vajza në të gjithë vendin.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#Krujë#TopChannel

Recommended