Epidemiologët: Shkoni në plazh! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mjeket epidemiologe jane kunder vendimit per mbylljen e plazheve deri ne daten 10 qershor. Ata thone se ekspozimi ne diell, rera dhe uji i detit rrisin imunitetin dhe luftojne koronavirusin. Nga ana tjeter epidemia eshte ne fazen permbyllese dhe covid 19 e ka humbur tashme fuqine e tij. MJEKET EPIDEMIOLOGE PRO PLAZHIT Rritja e temperaturave ka bere qe qytetaret ti drejtohen detit por sipas masave shtrenguese ne fuqi, kjo është e ndaluar deri në datën 10 qershor.Sipas ekspertëve dhe tw dhwnave shëndetësore, frekuentimi i plazheve nuk është i rrezikshëm për përhapjen e virusit.PELLUMB PIPEROMJEK INFEKSIONIST, QSUTNgritja e temperaturave, permiresimi i kushteve atmosferike, ngadaleson transmetimin e virusit. Ne kete aspekt themi qe ulet numri i personave te infektuar. Ekspozimi ne diell ndihmon organizmin ne aspektin psikologjik dhe imunitar duke rritur Vitaminen D, rrit imunitetin per te perballuar me mire virusin. Evidencat e deri tanishme deshmojne se uji nuk e transmeton covid 19, per me teper uji i detit, i sigurt, madje edhe uji i pishinave nqs respektojme rigorozisht higjenizimin etj eshte i sigurt.Prandaj kam sugjeruar hapjen sa me shpejt te jete e mundshme edhe te plazheve, do kemi vere qe do e shijojme te gjithe edhe si turiste.ILIR ALIMEHMETIEPIDEMIOLOG, QSUTÇdo studim qe ka rezultuar deri me tani thote qe temperaturat e larta, rrezet ultraviolet, lageshtia e larte, kripa etj e shkaterrojne virusin, pra jane te gjitha elemente qe ndodhen me shumic ne zonen e plazhit, pra ne kemi pikerisht frike ato rrezet ultraviolet prandaj mbrohemi. Sipas OBSH rrisku i trasmetimit permes siperfaqes eshte me i ulet seç mendohej ne fillim, pra per sa u perket prekjes se shazlloneve, çadrave etj kurse per sa i perket grumbullimit ngelet i njejti rrisk.Sipas bluzave të bardha, virusi është në fazën përmbyllëse të tij.ILIR ALIMEHMETIEPIDEMIOLOG, QSUTJanë nga hetimi epidemiologjik, kurba e madhe ka kaluar, vala e madhe ka kaluar, jemi në fazë rënie me raste sporadike ditore dhe herë pas here me vatra komunitetesh të caktuara ndonjë fasoneri, ndonjë call center. PELLUMB PIPEROMJEK INFEKSIONIST, QSUTEpidemia ne vendin tone eshte fazen permbyllese. Ne kete faze te dyte, nuk me shqetesojne rastet pozitive sepse kur ato nuk shoqerohen me rastet klinike, pra te shtruarit ne spital dmth qe edhe pse kemi ekspozim, mundesia me e madhe eshte qe te perfitojme imunitet sesa te kemi semundje. Edhe pse virulenca është drejt rënies, mjëkët rekomandojnë respektimin e distancës fizike, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit, i cili rrezikon kryesisht infektimin në ambientet e mbyllura.

Recommended