Rinis dialogu per Reformen Zgjedhore

  • 4 years ago
Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës parlamentare e asaj joparlamentare janë mbledhur këtë të martë për të vazhduar punën për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik.

Sot po diskutohen tre propozime të bëra më herët nga opozita. Njëra prej të cilave ka të bëjë me financimin e partive, tjetra me kuotat gjinore dhe e fundit me periudhën zgjedhore.

Opozita propozon që të përjashtohen nga financimi privatët që përfitojnë tendera, koncesione apo kontrata publike. Në propozimin e saj, opozita thotë që financimi i privatit të jetë sa gjysma e financimit nga shteti.

Sa i përket kuotave gjinore, opozita propozon që partitë ose koalicionet të kenë aq kandidatë sa numri i mandateve në qark dhe asnjë kandidat më shumë të mos pranohet.

Për periudhën zgjedhore, opozita kërkon që mbajtja e zgjedhjeve të jetë 15 Prilli, 15 Maji dhe 15 Tetori deri në 15 Nëntor.

Kështu palët nisin punën sërish dhe pikat më të nxehta të diskutimeve janë dy, depolitizimi i administratës dhe kolegji zgjedhor. Ndërkohë një çështje e rëndësishme është edhe ajo për ndryshimin e sistemit, një kërkesë e opozitës parlamentare.

Takimi vjen pas bojkotit që i bëri opozita tryezës sepse u shemb Teatri Kombëtar. Mes palëve më herët është rënë dakord në parim që reforma të mbyllet më 31 Maj, një datë që nuk dihet nëse do të respektohet apo shtyhet sërish për shkak të kohës së shkurtër që ka mbetur./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended