6 raste te reja, 6 te sheruar nga Covid | Lajme - News

  • 4 years ago
1004 persona janë infektuar deri më tani nga koronavirusi në vendin tonë. 6 raste pozitive janë identifikuar në 24 orët e fundit.

?4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit?.

Në Spitalin Infektiv që është i vetmi spital për trajtimin e rasteve me koronavirus në vendin tonë nuk ka patur shtim të rasteve.

?Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive?.

Epidemiologët e vlerësojnë të qëndrueshme situatën e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

?Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit?.

Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Fatkeqësisht 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended