Ora News - Kufizimi i së dielës nuk ndalon protestat e shoqërisë civile: Hapni Shqipërinë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
?Kërkojmë lirinë, nuk e durojmë dot këtë diktaturë?.

Shoqëria civile ka protestuar përsëri këtë të dielë për të kundërshtuar masat e qeverisë për mbylljen e aktiviteteve dhe pezullimin e qarkullimit. Duke i konsideruar masat në shkelje të ligjit ata kërkojnë hapjen e Shqipërisë. Ndërkohë liqeni Artificial në njërën pjesë të tij ka qenë i mbyllut ndërsa në tjetrën u jepej mundësi qytetarëve të shëtisnin.

Anëtarë të shoqërisë civile protestuan edhe këtë të dielë për të disat ditë me radhë kundër masave anti covid.

Me pankarta ?hapni Shqipërinë?, ata i konsiderojnë kufizimet e qeverisë si të padrejta.

?Protestoj sepse na është shkelur e drejta themelore, na është shkelur liria?.

Protesta e kësaj të diele u zhvillua me një kafe simbolike të hapur nga aktivistët ku shërbehen ujë, kafe dhe dhallë.

Një ditë më parë shoqëria civile protestoi edhe kundër mbylljes së liqenit artificial, por situata vijoi të mbetej e njëjtë.

Efektivë të policisë ruanin disa hyrje të liqenit. Por pjesa tjetër ishte e hapur.

Qytetarët që shijuan orët e liridaljes u shprehën kundër këtij vendimi, disave përveç temperaturës së lartë i lodhi edhe rruga ku u përballën me pengesën e efektivëve.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/kufizimi-i-se-dieles-nuk-ndalon-protestat-e-shoqerise-civile-hapni-shqiperine

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended