Zaev: Zgjedhjet janë zgjidhje, jo problem

  • 4 years ago
Pavarësisht mosmarrëveshjeve rreth datës së zgjedhjeve, kreu i LSDM-së Zoran Zaev, nga Strumica tha se do të dëshironte që në zgjedhje të merr pjesë edhe VMRO DPMNE-ja. Ai beson se zgjedhjet duhet të mbahen në terminin e parë të mundshëm, në përputhje me mundësitë ligjore, por edhe në përputhje me situatën me epideminë. Për më tepër, Zaev thotë se vëzhguesit ndërkombëtarë do të garantojnë, që vullneti i shprehur lirshëm i qytetarëve do të jetë i ligjshëm.

Recommended