Teatri, aktivistët firma në Durrës e protestë në Tiranë,Budina-Ramës:Do t'i sjellim njerëzit te zyra

  • 4 years ago
TIRANE-Mbrëmjen e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi protestën e katërt për rreth një orë te hyrja e pedonales që më parë të çonte te godina e Teatrit Kombëtar. Drejtuesit e Aleancës, Edmond e Robert Budina bashkë me të tjerë fillimisht ishin në Durrës ku mblodhën firma për peticionin për rindërtimin e teatrit aty ku ishte, sikur ishte.

"Presidenti i Republikës tha se nëse populli ngrihet ai do ta shpërndajë parlamentin. Prandaj mos kini frikë", tha Edmond Budina. Ndërsa Robert Budina dhe kreu i degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri u proceduan penalisht në gjendje të lirë nga policia e Durrësit për organizimin e tubimit para Pallatit të Kulturës.Më pas u zhvendosën në një protestë në Tiranë, të thirrur pak orë para tubimit. Argumenti i protestës ishte fakti, se sipas protestuesve bashkia e Tiranës rrethoi truallin ku ishte më parë godina e Teatrit Kombëtar. Por Bashkia e Tiranës në një reagim për Report Tv theksoi se 'është rrethuar trualli për të zhbllokuar rrugën në pedonale dhe për siguri, por nuk do të fillojnë punimet".

Në fjalën e tij para protestuesve, ku munguan Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dhe e pranishmja e vetme nga politika ishte ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi, Robert Budina u shpreh para protestuesve që ishin mbledhur te pedonalja se nuk do të lejojnë që të rrethohet trualli ku ishte më parë godina e Teatrit Kombëtar.

Budina pasi e quajti rrugaç, kishte edhe disa paralajmërime për kryeministrin Edi Rama. Irritimi duket se erdhi, pasi kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmë se shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare, që do të bëhet partia e Presidentit.

Category

📺
TV

Recommended