Dy standarde për shembjet, Teatri u pastrua, inertet e "Sami Frashërit" ende në mes të qytetit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Ka kaluar një muaj nga shembja e gjimnazit ?Sami Frashëri? dhe Bashkia ende nuk i ka pastruar inertet e kësaj godine, ndërsa në rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar shembja dhe pastrimi u realizuan brenda një jave.

Duket sikur Tirana është kthyer në një grumbull të madh inertesh. Diku rrënoja të papastruara, e diku tjetër godina që shemben.

Rrënojat e gjimnazit "Sami Frashëri" nuk janë pastruar ende, ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj ka premtuar që në shtatorin e vitit të ardhshëm ky gjimnaz do të hapë dyert për nxënësit.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, kësaj shkolle ju vu shiriti dhe ju la kohë që të zbrazej nga të gjitha pajisjet.

Por me Teatrin Kombëtar nuk u ndoq e njëjta procedurë. Bashkia e Tiranës nxitimthi e shembi e po ashtu i pastroi inertet. Mediat dhe qytetarët nuk u lejuan të afroheshin në perimetrin e tij, sikur nën rrënoja të fshihej diçka.

Pavarësisht se Teatri tashmë është varrosur në landfillin e Sharrës, në këtë perimetër gjen ende sende me vlerë të këtij Teatri. Postera apo edhe CD me shfaqe të luajtura në Teatrin Kombëtar.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dy-standarde-shembjet-teatri-u-pastrua-brenda-javes-inertet-e-sami-frasherit-ende-ne-mes-te-qytetit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended