Ora News - Bastet sportive nga kafet kaluan online, në 2019 u mbyllën 8 mijë faqe me skedina

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
8 mijë faqe online që ofronin shërbimin e basteve dhe skedinave janë mbyllur gjatë vitit të shkuar. Të dhënat janë bërë të ditur prej ERE. Përmes këtyre shifrave shihet qartë se operacioni për mbylljen e lojrave të fatit solli vetëm kalimin e pagesave përmes internetit.

Me mbylljen e lojrave të fatit më 1 janar të 2019-s u duk se gjithçka do të përfundonte dhe paratë e familjeve nuk do të shkonin në lotari apo skedina.

Por të dhënat flasin ndryshe. Nga zinxhiri i kafeve poshtë shpive gjithçka u shndërrua në pagesa online.
Vetëm përgjatë vitit që lamë pas Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mbyllur ose bllokuar aksesin në më shumë se 8 mijë faqe të cilat ofronin lojëra fati online në shkelje të ligjit.
Ekzistojnë shumë faqe të tilla, të cilat ofrojnë baste sportive apo alternative të tjera të ngjashme që mund të aksesohen përmes telefonit apo kompjuterit pa qenë nevoja të paraqitesh pranë një pike.
Në fakt e vetmja gjë që ka ndryshuar mesa duket është se nuk ka më tabela, reklama apo licenca por një metodë më e avancuar e këtij sektori.
Tashmë ky aktivitet po ushtrohet online, me paligjshmëri, mund të ketë një ulje të numrit të atyre që kanë luajtur por shteti nuk merr asgjë nga i gjithë ai numër i madh lojtarësh që tashmë e kanë gjetur një mënyrë aksesimi.
Sipas raportit vjetor të AKEP janë mbyllur gjithashtu 86 faqe të cilësuara si të jashtëligjshme nga AMA.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bastet-sportive-nga-kafet-kaluan-online-ne-2019-u-mbyllen-8-mije-faqe-skedinat

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended