Rama: Nje objekt si teatri per femijet |Lajme-News

  • 4 years ago
Teatri i ri do të ndërtohet mbi rrënoja e Teatrit Kombëtar që u shemb më 17 Maj. Por Kryeministri Rama lajmëron në parlament se projekti i 1939, i arkitektit italian do të realizohet identik, por në një tjetër hapësirë dhe jo si teatër.

Rama nuk e fsheh se me shembjen e teatrit u realizua ëndrra e tij 21-vjeçare, por zbulon se paraardhësi i tij kishte po ashtu si ai një projekt për shembjen e Teatrit Kombëtar, por jo për të ndërtuar një teatër të ri.

Në parlament Rama u mor jo pak me kundërshtarët politikë. Ironizoi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin për deklaratat e tyre, se nuk do të lejonin shembjen e godinës. Nuk kursen as Presidentin Meta dhe ish-Kryeministrin Berisha.

Teatri i ri thotë se është i Kadri Rroshit. Ai dënon linçimin që iu bë aktorëve që kërkojnë ndërtimin e teatrit të ri dhe i përmend ata me emra.

Tv Klan