Gjykata liron “terroristet e ISIS” |Lajme-News

  • 4 years ago
U arrestuan me shumë bujë në vitin 2016, por tani gjykata thotë se as që kishin planifikuar ndonjë akt terrorist. Bëhet fjalë për shtetasit Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani.

Kur u arrestuan, prokuroria dhe policia thanë se kishin prova që ata ishin te lidhur me ?ISIS? dhe po planifikonin një sulm terrorist për ndeshjen Shqipëri-Izrael, që do të luhej në Shkodër. Për këtë arsye ndeshja u transferua në Elbasan dhe masat qenë tepër të forta.

Por sipas Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, policia dhe prokuroria s?kanë pasur asnjë nga provat e pretenduara dhe për të cilat 4 të dyshuarit qëndruan të arrestuar për më shumë se 3 vjet.

Në fakt kërkesa u bë nga vetë SPAK për pushimin e çështjes.

Protopapa, Faslija, Fishti dhe Hasani u akuzuan për ?Vepra me qëllime terroriste?, ?Kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste? dhe për pjesëmarrje në ?Organizatë Terroriste?.

Ata u kapën bashkë me disa shtetas nga Kosova, nën dyshimin se kishin lidhje me xhihadistin Lavdrim Muhaxheri, që mbeti më vonë i vrarë në Siri dhe disa radikale të lidhur me Shtetin Islamik, që jetonin në Maqedoninë e Veriut.

Tv Klan