Shtyrje e kredise per turizmin, fasonerine dhe manifakturen |Lajme - News

  • 4 years ago
Në fund të këtij muaji përfundon afati për moratorumin e pagesës së kësteve të kredisë, ndërsa sektori bankar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë është duke përgatitur një strategji se si do të veprohet me bizneset dhe individët të cilët paraqesin vështirësi paguese të tyre.
Burime për Televizionin Klan bëjnë me dije se në diskutimet e kësaj çështje janë 3 sektorë prioritarë për të cilët po diskutohet një tjetër shtyrje e pagesave të huave që kanë në sistemin bankar: turizmi, fasoneria dhe manifaktura.
Turizmi dhe shërbimet janë dy nga degët më të prekura nga pandemia e Covid-19 dhe mendohet që fillimi i shlyerjes së kredive për këta biznese të nisë në vitin 2021, ndërsa për fasonët dhe manifakturën shtyrja do të bëhet deri në vjeshtë të këtij viti.
Të gjithë ndërmarrjet e tjera dhe individët do të studiohen rast pas rasti, në mënyrë që bankat të analizojnë situatën e tyre financiare.
Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë do të miratojë një tjetër rregullore, e cila nuk do të detyrojë sektorin bankar që të mbajë provigjone për kreditë e shtyra.
Moratorumi i pagesës së kësteve të kredisë hyri në fuqi në Mars dhe ka efekt deri në këstet e Majit.
Si rezultat i kësaj mase përfituan 21 mijë individë e biznese për një linjë kredie prej 2 miliardë eurosh, e cila përbën pothuajse gjysmën e totalit të portofolit të kredisë në vend.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended