Korçë, Parku japonez rrezikon femijet - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
(Në këtë vend një ditë më parë, një fëmijë 8-vjeç ka humbur jetën. Ai ka ardhur si shumë fëmijë të tjerë rreth liqenit, i cili ndodhet brenda parkut japonez, por si duket ka humbur ekuilibrin e ka rrëshqitur brenda liqenit të vogël.)Thellësia e ujit ku ra fëmija i kalon një metër, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet nga kalimtarë të rastit. Ngjarja erdhi si rrjedhojë edhe e mungesës së rrethimit të basenit ujor apo dhe masave të tjera të sigurisë. Kjo problematikë vërehet edhe nga qytetarët e qytetit juglindor. Por edhe pse ka kaluar një ditë nga ngjarja e rëndë, autoritetet vendore ende nuk kanë marrë masa konkrete për rrethimin e basenit, thellësia e të cilit shkon deri në 2 metër. I kontaktuar nga vizion plus, kryebashkiaku sotiraq filo tha se bashkia po punon për një zgjidhje brenda strukturës së ndërtimit të parkut, por pa prekur modelimin arkitekturor.

Recommended