Gjykata burg pjesëtarit të ISIS, gati ekstradimi në Berlin, avokati: Mos e çoni në Taxhikistan

  • 4 years ago
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për taxhikun që u kap në Tiranë i dyshuar si pjesë e ISIS. Avokati i tij, Asllan Dogjani tha se ai ka ardhur për herë të parë në Shqipëri, te halla e tij, që është bashkëjetuesja e ish-deputetit të PD-së. Dogjani tha më tej se taxhiku u dorëzua vetë në polici dhe se ka dhënë pëlqimin për t'u ekstraduar në Gjermani, por me kusht që të mos ekstradohet në Taxhikistan, pasi më parë regjimi i këtij vendi e ka dhunuar duke përdorur rrymën elektrike.

Recommended