Ndaj masave të fundit të Qeverisë ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. Ilire Dauti nga kjo parti kërkoi që Qeveria të mos krijojë konfuzion tek të punësuarit dhe komuniteti i biznesit, por të qaset me sinqeritet dhe të ofrojë masa me të cilat punëtori do të jetë i mbrojtur. Masat e reja sipas Aleancës për Shqiptarët që arsyetojnë largimin nga puna në këtë gjendje krize, do të kenë ndikim mbi rritjen e numrit të të larguarve nga puna, në ndërkohë që papunësia në sektorin privat ka arritur 40%.
Be the first to comment