Repolitix - Flet mjekja dhe shkrimtarja/ “Në kohën e pandemisë mbushni shpirtin me ushqim”

  • 4 years ago
Sociologë dhe mjekë neurologë, bien dakord se kjo periudhë në karantinë do të ndryshojë sjelljet njerëzore. Jo vetëm, nga kjo ne kemi zbuluar frikërat dhe forcat tona. Në një lidhje skype për emisionin ?Repolitix?, mjekja neurologe dhe shkrimtarja Brunilda Zllami thotë se një kohë në të cilën vetja jonë u ridimensionua. Ndërsa si shkrimtare libri që ajo propozon për tu lexuar është??Dashuri në kohërat e kolerës??. ??Mjekët nuk janë asnjëherë në izolim. I fundit njeri që do largohet nga bota është një mjek. Edhe sikur bota të shkatërrohet i fundit do të jetë një spital. Është një kohë në të cilën vetja jonë u ridimensionua. U gjendëm në një situatë që u vu në pikëpyetje cdo gjë. Ekzistenca jonë. Ne zbuluam frikërat tona por edhe forca jonë. Ne përjetuam një gjë të fortë në karakterin emocional. Probleme më të rëndësishme janë ato që lidhen me gjendjen e ankthit, pagjumësinë dhe dhembje koke, që shkaktoi kjo situatë. Shpesh kanë ardhur edhe në gjendje të rëndë për shkak të shtyerjes nga mbyllja. Kanë patur frikë për të ardhur në spitale.Pasi u mbyllën menjëhere. Tashmë funksionojnë të gjitha trajtimet e urgjencës, konsultat që do të thotë se jemi kthyer dalëngadalë. Njerëzit tashmë duhet ta kenë kuptuar se vlerësimi i fasadave duhet të mbarojë. E rëndësishme është të kemi kuptuar sa i rëndësishëm është shëndeti??, u shpreh mjekja Zllami

Recommended