Për të tretën ditë Shqipëria ka regjistruar vetëm 4 raste të reja me koronavirus. Për epidemiologët, situata konsiderohet e qëndrueshme dhe numri i rasteve pozitive i ulët.
?Në 24 orët të fundit janë testuar 246 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore. Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilave një grua shtatzënë?.
Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit ka qenë më i lartë se i të infektuarve të rinj, duke e rritur edhe më shumë përqindjen e atyre që po e tejkalojnë me sukses koronavirusin.
?Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër?.
Edhe në spitale numri i pacientëve vijon të jetë i ulët.
Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.
Përgjatë 2 javëve të fundit në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë fatalitet si pasojë e koronavirusit. Që prej fillimit të pandemisë 31 persona kanë humbur jetën.
Tv Klan SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/