Ora News - Vlora në hartën e gjelbër, rikthehet trafiku i makinave, shtohet lëvizja e këmbësorëve

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Nga kjo e hënë Vlora i është rikthyer normalitetit pas izolimit të gjatë nga pandemia. Qyteti bregdetar i është shtuar zonave të gjelbërta në vend.

Lëvizja e qytetarëve por edhe automjeteve ishte krejtësisht normale, teksa në qytet u rikthye trafiku.

Zonat e gjelbërta do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të përcaktuara për këto zona. Sipas këtyre rregullave pensionistët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person.

Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune të cilët nuk kufizohen nga këto orare. Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer.

Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.

Në 24 orët e fundit nga policia e Vlorës janë gjobitur 5 këmbësorë teksa spitali rajonal konfirmon se edhe sot nuk ka asnjë rast të ri me Covid-19.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/vlora-ne-harten-e-gjelber-rikthehet-trafiku-i-makinave-shtohet-levizja-e-kembesoreve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended