4857 gjoba per shofere dhe kembesore | Lajme-News

  • 4 years ago
Falja e gjobave për shoferët dhe këmbësoret pas fazës së parë të pandemisë dhe më pas lehtësimi i disa masave shtrënguese të lëvizjes duket se është keqkuptuar nga rreth 5 mijë persona të cilët janë ndëshkuar në vetëm 2 javët e fundut për shkelje të rregullave.

Policia e Shtetit thotë se nga 18 Prilli në 2 Maj ka vendosur 4857 masa administrative në të gjithë vendin. Numrin më të madh të shkeljeve e kanë këmbësorët nga të cilët 3618 janë konstatuar duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, jashtë fashave orare të lejuara të cilët janë penalizuar me 10 mijë Lekë te reja gjobë.

Më pas janë 691 drejtues automjetesh që janë ndëshkuar pasi nuk kanë respektuar urdhrin për të qarkulluar me jo më shumë se një pasagjer në automjet.

468 shoferë të tjerë që kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit duke humbur lejen e drejtimit dhe ndërsa automjeti u është bllokuar.

Nuk janë të paktë edhe lokalet e hapura në kundërshtim me ligjin pasi 69 të tillë kanë marrë gjoba sipas Aktit Normativ. Policia nënvizon se lokalet dhe bar?kafet, kudo që ato ndodhen, në pika karburanti apo vende të tjera, qoftë edhe me makineta, nuk janë të lejuara të hapen.

Gjashtë persona janë penalizuar me 700 mijë Lekë pasi kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit të detyrueshëm. Gjoba ka pasur edhe për persona që frekuentojnë parqet dhe lulishtet.

Tv Klan



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended